Flash News

KRYESORE

Pas takimit me Kurtin, Rama njofton mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, detajet e para

Pas takimit me Kurtin, Rama njofton mbledhjen e përbashkët me

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e përbashkët me homologun e ri nga Kosova, Albin Kurti se janë dakordësuar për zhvillimin e një mbledhje të përbashkët në Shkodër.

“Kemi rënë dakord për nisjen e përgatitjeve për mbledhjen e dy qeverive në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë dhe aty u dakordësuam për Shkodrën, por një vakum mes dy mbledhjeve na imponon të bëjmë mbledhje sa më produktive.

Kemi diskutuar për procesin e Berlinit, do vazhdojmë të flasim në funksion të nismës për implementimin e 4 lirive themelore të BE. Për ne bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve.

Mes dy qeverive do të vendosim një komision ndërshtetëror, të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të komisioneve parlamentarë të të dyja vendeve për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat në zbatimin e tyre. Për mua, nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve, e më pas të mallrave, nuk e kemi kryer detyrën tonë ndaj të ardhmes. Është themelore të jemi të angazhuar dhe të qartë në cdo hap për të hequr kufirin mes dy shteteve.

Jemi 100% në mbështetje të Kosovës, në betejën për të çuar para procesin e njohjes së plotë dhe afirmimit si një shtet sovran në raport me të gjitha shtetet dhe institucionet”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, Kurti tha se dëshiron të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit që nuk ka patur asnjëherë më parë mes dy vendeve.

“Jemi prioritet i njëra tjetrës. U dakorduam që të formojmë një komision ndërshtetëror i përbërë nga ministra e deputetë që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri tani të zbatohen dhe të shtohen me akte të reja. Duam të shtojmë bashkërendimin duke e zgjeruar atë.

Në shek 21 duam të ecim bashkë e shpejt fuqishëm. Duam bashkëpunim në aspektin ekonomik, arsimit, të sigurisë dhe politikës së jashtme”, u shpreh Kurti.

Të fundit