Flash News

KRYESORE

Pas takimit me Palmer, Edi Rama publikon foton ku dominon Elisa Spiropali

Pas takimit me Palmer, Edi Rama publikon foton ku dominon Elisa Spiropali

Kryeministri Edi Rama thotë se ka gjetur dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer, për disa çështje të rëndësishme, ku përfshin edhe situatën politike në vend.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Twitter’, Rama shkruan: “Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer.”

Diçka që tërheq vëmendjen në reagimin e Ramës, është përzgjedhja e fotos ku dominon ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali. Pasi mori detyrën e ministres, Spiropali po drejton çdo ‘fushatë’ të kryeministrit në media.

Të fundit