Flash News

KRYESORE

Pas takimit me Ramën, Basha drejtohet drejt zyrës së Berishës

Pas takimit me Ramën, Basha drejtohet drejt zyrës së

Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk ka preferuar të flasë për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama, me ndërmjetësimin e presidentit Bujar Nishani.

Basha ka dalë nga zyra e Nishanit një orë pas Ramës dhe është drejtuar drejt ndërtesës ku ndodhet zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha, zyrat e Bashkimit Europian, po edhe zyra e bashkëshortes së tij, ndaj nuk dihet me saktësi se kë do të takojë Basha pas takimit me kryeministrin Rama në Presidencë.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse është arritur ndonjë marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës për tejkalimin e krizës politike, apo nëse ka pika ku palët vazhdojnë të ndahen. 

Rilindja Demokratike: Vështirë të gjendet një zgjidhje, takimi Rama-Basha me tension dhe debate

Të fundit