Flash News

KRYESORE

Pas ‘takimit sekret’ me Ramën, Tahiri shfaqet i qetë në publik

Pas ‘takimit sekret’ me Ramën, Tahiri shfaqet i qetë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Pas lajmeve se ai zhvilloi një takim sekret me kryeministrin në një spital privat në Tiranë dhe ngritjes së një komisioni hetimor nga Parlamenti, Tahiri është shfaqur i qetë në publik.

Së fundi, Gazeta Shqiptare ka siguruar këtë foto teksa ish-ministri rri në një kafe tek zona e 'Komunës së Parisit' me dy persona të tjerë. Në telefon në dorë Tahiri duket që flet me dikë, por më shumë se kaq nuk mund të zbulojmë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza kohët e fundit se, shefi i qeverisë Edi Rama ka takuar Tahirin dhe sipas tij ai po e mbron nga drejtësia. Tahiri që prej nisjes së hetimeve për përfshirje në dosjen “Habilaj”, nuk është shfaqur në publik, ndërsa i vetmi postim në rrjetet sociale është ai për ditëlindjen e djalit të tij.

Të fundit