Flash News

KRYESORE

Pas takimit të Brukselit, Thaçi mbërrin në Tiranë: Të dielën do të flasë për akt-akuzën e Hagës

President i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se do të flasë të dielën para mediave referuar akt-akuzave për krime lufte ngritur ndaj tij dhe kreut të LDK-së, Kadri Veseli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi tregon se ka zbritur në Tiranë gjatë kthimit të tij nga takimi i Brukselit me Lajçak për rifillimin e dialogut me Kosovë-Serbi.

“Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund,

Hashimi”, shkruan Thaçi.

Të fundit