Flash News

KRYESORE

Pas takimit të opozitës, deputeti i Shkodrës thekson kushtin e rëndësishëm për Ramën

Pas takimit të opozitës, deputeti i Shkodrës thekson kushtin e

Deputeti demokrat i Shkodrës, Romeo Gurakuqi ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së opozitës në kryeqendrën e veriut. Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Gurakuqi thekson se opozita e ka kushtëzuar marrëdhënien me Parlamentin me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Vijimi i jetës parlamentare kushtëzohet me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama”, shkruan Gurakuqi.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaroi se opozita do të ketë marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin.

Opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se është peng i krimit me të cilin erdhi në pushtet, duke e bërë përgjegjës për situatën e rënduar në vend.

Të fundit