Flash News

KRYESORE

Pas takimit me Vuçiç në Beograd, djali i George Soros mbërrin në Tiranë

Alexander Soros, djali i miliarderit George Soros, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Është vetëm Soros që ka publikuar në rrjetet sociale disa video nga ‘Pazari i Ri’ në Tiranë.

Dy ditë më parë, ai ishte për një vizitë në Beograd ku u takua me presidentin Aleksander Vuçiç. Nuk është bërë ende e ditur nëse Alexander Soros do të takohet me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës në vendin tonë, por duhet theksuar se një takim mes tyre është zhvilluar më 25 shtator në Nju Jork. Soros zhvilloi në atë periudhë edhe një takim me presidentin Vuçiç, po në Nju Jork.

Opozita shqiptare ka ngritur shpesh herë dyshime për aktivitetin e Fondacionit Soros në Shqipëri dhe lidhjes me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Të fundit