Flash News

KRYESORE

Pas Teksasit, qëllohen për vdekje 9 persona në Dayton të SHBA

Pas Teksasit, qëllohen për vdekje 9 persona në Dayton të

Pas masakrës të Teksasit në SHBA është tronditur edhe Dayton i Ohios, pas të shtënave me armë zjarri ku kanë mbetur të vdekur nëntë persona.

Policia u njoftua pas sinjaleve nga banorët se në Dayton kishte pasur një shkëmbim zjarri në orët e para të mëngjesit.

‘Dayton Daily News’ raporton se gjatë shkëmbimit të zjarrit është vrarë edhe autori i sulmit.

Sipas mediave lokale, personeli mjekësor ka ndërhyrë në vend ku thuhet se ka persona në gjendje kritike dhe të plagosur rëndë që janë dërguar në spitalet e Grandvieë dhe Kettering.

Zona ku u zhvilluar ngjarja është ‘East 5th Street’ në distriktin e Oregon, në perëndim të qendrës së Dayton. Është zona e mbushur me pub-e, restorante dhe lokale nate.

Polica gjithashtu po mundohet të zbulojë se çfarë e shtyu autorin e ngjarjes të kryente aktin ekstrem, që mësohet se përdori një armë të gjatë me rrathë të shumëfishtë.

Të fundit