Flash News

KRYESORE

Pas tërmeteve në Shqipëri, Rita Ora thirrje për ndihmë

Shqipëria është gjendur përballë disa tërmeteve prej së shtunës, ku më i madhi ishte ai i pari në orën 16:04 pasditen e së shtunës. Qytetarët shqiptarë e sidomos ata në Durrës e Tiranë, kanë qenë përgjatë gjithë fundjavës në panik dhe shqetësim real.

Për shkak të tërmeteve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por edhe të plagosur. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë edhe pse tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar dhe Rita Ora, e cila përmes një postimi në Instastory, ka bërë thirrje që të ndihmohet një rast i tillë:

“Një termet me shkallë 5.6 magnitudë e ka goditur Shqipërinë më 21 shtator, afër Kosovës, ku unë kam lindur. Tërhiqe (linkun) për të ndihmuar @unicef, ji aty për fëmijët e prekur nga fatkeqësitë kurdo dhe kudo që janë.”

Të fundit