Flash News

KRYESORE

Pas tërmetit, Tiranës dhe Fierit i kanoset një tjetër fenomen natyror

Pas tërmetit, Tiranës dhe Fierit i kanoset një tjetër

Tirana ditët e fundit është dominuar nga fenomene të pazakonta natyrore.

Ditën e djeshme u trondit bashkë me shumë qytete të tjera të vendit, nga lëkundje të forta tërmeti.

Lëkundjet ishin të fuqishme, me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter, e për pasojë në shumë zona të vendit pati pasoja materiale me çarje muresh e dëmtime banesash.

Po ashtu, më herët Tirana u përball edhe me përmbytje nga reshjet intensive, edhe pse në muajin qershor.

Një ditë pas tërmetit, Instituti i Gjeoshkencave IGJEUM paralajmëron se nga sot është riaktivizuar rreziku nga zjarret. Qarqet më të rrezikuara janë Tirana dhe Fieri, dhe kjo si shkak i rritjes së temperaturave.

Pjesa tjetër e vendit nuk është parashikuar të rrezikohet nga kërcënimi prej zjarreve.

Të fundit