Flash News

KRYESORE

Pas thirrjes së Bashës, turma e madhe e protestuesve zhvendoset drejt institucionit ku ndodhen Rama dhe Ruçi

Pas thirrjes së Bashës, turma e madhe e protestuesve zhvendoset drejt

Pas fjalimit të mbajtur nga deputetët dhe kryetarët e partive, protesta e opozitës po zhvendoset nga Parlamenti për te Kryesia e Kuvendit, në bulevardin kryesor të Tiranës. Ishte kryeopozitari Lulzim Basha që kërkoi nga qytetarët ta ndiqnin “për aktin final të dorëzimit të mandatevetë deputetëve”.

Turma e njerëzve po zhvendoset te Kryesia, aty ku raportohet se po zhvillon takim kryeministri Edi Rama me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Në godinën që ndodhet përballë Kryeministrisë, ndodhet administrata e Parlamentit, ku edhe do të bëhet dorëzimi zyrtar i mandateve.

Video/ Rama largohet menjëherë nga Kryesia e Kuvendit sapo mëson se turma po drejtohet për aty

Monika Kryemadhi në protestë: Djegia e mandateve, fundi i tranzicionit në Shqipëri

Të fundit