Flash News

KRYESORE

Pas thirrjes së Prokurorisë, reagon Salianji: Do t'i shkojmë të vërtetës deri në fund, në çdo formë

Pas thirrjes së Prokurorisë, reagon Salianji: Do t'i shkojmë

Pak minuta pas bërjes publike të lajmit se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të dëshmuar deputetin e PD-së Ervin Salianjin, për akuzat ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn, ka ardhur edhe reagimi nga ana e deputetit demokrat.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Salianji është shprehur se PD-ja është e vendosur për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin e organizuar me çdo formë.

"Të vendosur për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin e organizuar, kudo, kurdo, me çdo formë", shkruan deputeti në "Facebook".

Ai gjithashtu ka theksuar se ditën e nesërme do të jetë i pranishëm në Prokurori për t'i shkuar deri në fund të vërtetës për familjen Xhafaj.

"Nesër, ne orën 9.30, do jem në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me vendosmërinë për ti shkuar deri në fund të vërtetës për Familjen Mafioze Xhafaj!”, shkruan Salianji.

Të fundit