Flash News

KRYESORE

Pas Tiranës, edhe Burreli rrit çmimin e ujit të pijshëm, Lezha jo

Pas Tiranës, edhe Burreli rrit çmimin e ujit të pijshëm,

Ujësjellësi i ri i Lezhës funksionon me energji elektrike, pasi kryhet ngritja mekanike e ujit e si rrjedhim ka edhe kosto të lartë. Por pavarësisht kësaj çmimi i ujit të pijshëm për konsumatoret nuk do të rritet. Garancia ka ardhur nga Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Lezhë Zef Maçi i cili ndërkaq apelon qytetaret që ti paguajnë faturat e ujit të pijshëm që mos të përballen me penalitete. Maçi tha se “duke patur këtë mundësi tu drejtohen arkave të ujësjellësit në mënyrë permanente në mënyrë që të mos kenë penalitete”.

Sipas ujësjellësit pagesa e ujit është në shifra të kënaqshme, pasi e kalon masën 80% përlind, duke ndikuar pozitivisht te të ardhurat e kësaj ndërmarrje.

Qytetarët e Burrelit dhe zonat përreth që furnizohen me ujë të pijshëm nga shoqëria e ujësjellës kanalizimeve e Matit, paguajnë tarifë të ulët. Vetë qytetarët thonë se tarifa që paguajnë është e përballueshme për xhepat e tyre, pasi konsumi mujor shkon nga 300 deri në 700 lekë për një abonent familjar:

Drejtori i shoqërisë së ujësjellës-kanalizimeve Arjan Lika tha se edhe pse rrjeti i furnizimit është pothuajse i amortizuar, tarifa e ujit të pijshëm për të gjitha kategoritë e konsumatorit është e ulët.

Lika shtoi: “Nuk kemi dëshirë ta ngremë, por edhe kjo tarifë nuk i mbulon shpenzimet dhe është detyrueshme të aplikohet një rritje e lehtë e çmimit të ujit”.

Lika thotë se me të ardhurat e shoqërisë, është pothuajse e pamundur që të bëhen investime, pasi për shkak të tarifës së ulët, të ardhurat shkojnë për paga dhe shërbime.  

 

Të fundit