Flash News

KRYESORE

Pas Top Channel, edhe News 24 forcon linjën kundër qeverisë së Ramës

Pas Top Channel, edhe News 24 forcon linjën kundër qeverisë

Pasi televizioni Top Channel ndryshoi linjën editoriale duke u kthyer kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në të njëjtën rrugë duket se po ecën edhe një tjetër televizion i rëndësishëm. Bëhet fjalë për News 24, televizionin më të madh informativ në Shqipëri, që së fundmi ka forcuar linjën editoriale kundër qeverisë.

Edicionet e lajmeve po ndërtohen me më pak kronika ku pasqyrohen deklaratat e kryeministrit Rama dhe ministrave të qeverisë, ndërsa është shtuar hapësira për opozitën. Hapësirë e madhe po u kushtohet edhe shqetësime të qytetarëve.

Pritet të shihet se sa do ta ruajë ‘News 24’ këtë linjë pasi ndryshimi ka ardhur papritur, duke qenë se nuk ka patur asnjë lëvizje në postet drejtuese të televizionit që të paralajmëronte një qëndrim të ri. 

Të fundit