Flash News

KRYESORE

Pas tre dekadash, "Oscars" mbetet sërish pa prezantues

Pas tre dekadash, "Oscars" mbetet sërish pa prezantues

Eventi më i madh i industrisë së filmit në Hollyëood, "Oscars", për herë të parë pas tre dekadash, nuk do të ketë një prezantues.

Lajmi është konfirmuar nga burime të shumta për ‘Us Weekly’ dhe historia po përsëritet sërish pas marsit të 1989.

Komediani i njohur, Kevin Hart, u caktua si prezantuesi i spektaklit, por ai hoqi dorë pasi deklaratat e tij homofobike të 2009-2010 u rishfaqën në vëmendje.

Pas kësaj, nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’, Kevin u shpreh se nuk do të jetë pjesë e ‘Oscars’ sepse nuk dëshiron që vëmendja të largohet nga artistët dhe të drejtohet nga ai.

Për më tepër, ai kërkoi dhe falje ndaj të gjithë personave që mund të jenë prekur nga fjalët e tij.

Kujtojmë se këtë vit ‘Oscars’ do të mbahet në 24 shkurt dhe pritet që të ndodhin ndryshime të shumta.

Të fundit