Flash News

KRYESORE

Pas tre muajsh, Arbana Osmani shfaqet për herë të parë

Pas tre muajsh, Arbana Osmani shfaqet për herë të parë
Moderatorja Arbana Osmani, që pas përfundimit të  sezonit të dytë “Dua të të bëj të lumtur”, nuk ka bërë publike asnjë gjë nga jeta e saj, në rrjetet sociale. Arbana gjithashtu nuk ishte as në dasmën e mikut të saj më të mirë, Ledionit. Mesa duket një marrëdhënie është prishur dhe një miqësi ka përfunduar, duke na bërë të dyshojmë se Arbanës i janë hequr projektet televizive në Top Channel, pasi edhe drejtimi i “Big Brother’ i është besuar Luanës tashmë. Pas tre muajsh, shohim një foto të Arbanës në profilin e parukierës saj personale, Jetmira Dushit.  Nuk dihet nëse ky ndryshim vjen për ndonjë projekt të ri televiziv, apo ky ‘look’ është për një ndryshim dhe për të hedhur pas të shkuarën ?

@arbanao ❤️

A post shared by Jetmira Dushi Official. (@jetmira_dushi_official) on

Të fundit