Flash News

KRYESORE

Pas tre tatuazheve për të dashurin, këngëtarja bën një tjetër për të atin

Këngëtarja Ariana Grande e ka shprehur hapur dashurinë që ka për të dashurin e saj Pete Davidson.

Por me gjestin e saj të fundit, Ariana ka treguar se nuk do vetëm të dashurin, por gëzon respekt dhe për familjarët e tij.

Fansat e Ariana-s kanë vënë re kohët e fundit se këngëtarja 25-vjeçare ka një tatuazh të ri në këmbë, numrin 8418,  numri i simbolit të babait të të fejuarit të saj, zjarrfikësit të Nju Jorkut Scott Davidson, i cili vdiq më 11 shtator 2001 prej sulmeve terroriste. Pete ka prej vitesh të njëjtin numër të tatuazhuar në krahun e majtë.

Më herët, lajmi që qarkulloi më së shumti në mediat rozë ishte pikërisht fakti se Ariana Grande bëri 3 tatuazhe që kishin lidhje me të fejuarin e saj, vetëm 1 muaj pasi u njohën bashkë.

Të fundit