Flash News

KRYESORE

Pas tre vitesh heshtje, Tuna rikthehet me projektin e ri

Që nga pjesmarrja në “Kënga Magjike 2015” me “Duam” kompozuar nga Flori Mumajesi, Tuna Sejdini nuk ka qenë e pranishme në tregun muzikor.

Duke qenë se Tuna ishte shtatzënë gjatë performancës së saj në “Kënga Magjike”, vendosi që ta mbyllte denjësisht një etapë me atë baladë dhe më pas të merrte 3 vite pushim për t’iu përkushtuar të voglit të saj Tianit.

Megjithatë, prej kohësh po qarkullojnë lajme se Tuna është duke regjistruar një këngë e cila do ta rikthejë fushqishëm në treg. Edhe vetë këngëtarja më herët postoi një foto krah Darko Dimitrov, çka na bëri të kuptojmë se diçka po bënte.

Në  profilin e saj në Instagram, Tuna ka vendosur një poster të madh ku në qendër të tij shkruhej: “Nuk ka limit jo…”, ndërkohë që tek përshkrimi i vetes ka vendosur emojin e kohës, çka na bën të kuptojmë se është vetëm çështje kohe që kjo këngë të publikohet.

Të fundit