Flash News

KRYESORE

Pas Trump, vendet e BE njohin Juan Guaido si udhëheqës të Venezuelës

Pas Trump, vendet e BE njohin Juan Guaido si udhëheqës të

Vendet e BE kanë njohur Juan Guaidó si udhëheqës i përkohshëm venezuelian.

Vendet evropiane, duke përfshirë Spanjën, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Suedinë dhe Danimarkën, kanë njohur Juan Guaidó si president të përkohshëm të Venezuelës. Ky qëndrim vjen pas afatit përfundimtar për Maduro për të thirrur zgjedhjet presidenciale.

Edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ditë më parë ka njohur Juan Guaidó si president të ri të Venezuelës.

Guaido është aktualisht kryetar i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës dhe udhëhoqi protestat opozitare kundër presidentit Maduro. Ai betua së fundmi si president i përkohshëm dhe kërkoi nga ushtria që të mbështesë zgjedhjet e lira në Venezuelë.

Vendimit të Uashingtonit i është bashkuar edhe presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili deklaroi se mbështet “politikisht dhe ekonomikisht tranzicionin drejt demokracisë dhe paqes sociale në Venezuelë”.

Kolumbia, Peruja, Paraguaji, Ekuadori dhe Kosta Rika janë shtetet e tjera latine që kanë njohur Juan Guaido si president të Venezuelës.

Kujtojmë që situata ekonomike në shtetin e pasur me naftë është një nga më të këqijat në botë. Inflacioni arriti verën e kaluar gati në 100%, ndërkohë që masat e ndërmarra nga presidenti Maduro nuk kanë dhënë asnjë efekt.

 

Të fundit