Flash News

KRYESORE

Pas vdekjes, Meta dekoron Agur Vrenozin: Veprim heroik!

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar Agur Vrenozin (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

"Meta i akordoi sot më 5 mars 2018, me numër dekreti 10736 Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare", shkruhet në faqen e Presidencës.

Kujtojmë që Vrenozi ndërroi jetë dy ditë më parë në Fier pasi u përball me grabitësit e një qendre këmbimi valutor.

Të fundit