Flash News

KRYESORE

Pas vdekjes së zv.ministrit, mbyllet pista e skisë në Brezovicë

Pas vdekjes së zv.ministrit, mbyllet pista e skisë në

Pas humbjes së zv.ministrit të Diasporës Arian Daci, pista e skisë në Brezovicë është mbyllur për dy ditë.

Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, Ilir Morina ka njoftuar se pas humbjes së jetës së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, është marrë vendim që të mbyllet qendra e skive në Brezovicë për dy ditë, në mënyrë që të vazhdohen hetimet, por edhe për shkaqe sigurie.

“Në konsultim me prokurorin Qerkini, kemi marr vendim që për dy ditë qendra të mbyllet, për vazhdimin e hetimeve dhe të situatës, të vërtetimit të çështjeve, dhe masave të cilat kanë munguar ose duhet të merren në të ardhmen. Në fakt Agjencia e Mjedisit mbrëmë ka paralajmëruar, që gjendja është shumë e vështirë, për shkak të reshjeve shumë të mëdha brenda dy-tre ditëve, dhe nuk ka qenë  e mundur të pastrohen as rrugët, as pista, pra e gjithë qendra, përkundër një angazhimi shumë të madh, janë paralajmëruar. Por dashamirësit e sporteve ekstreme, i dinë rregullat, por dalin pak jashtë rregullave", tha Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, Ilir Morina.

Nësër do të mbahen homazhet për të njerin, djalin e ish-kryeparlamentarit Nexhat Dacit.

Të fundit