Flash News

KRYESORE

Pas Veliajt, edhe Ahmetaj detyrohet të godasë LSI-në, pushon nga puna vëllain e Luan Ramës

Arsim Rama është shkarkuar nga detyra si drejtor Rajonal i Sigurimeve Shoqërore të Tiranës. Vendimi është marrë sot dhe është firmosur nga drejtori i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado.

Në vendim nuk sqarohet motivacioni për të cilin është shkarkuar nga detyra zoti Rama, çka shton dyshimet për një ndikim të mundshëm politik.

Arsim Rama është vëllai i zv/kryetarit të LSI, Luan Rama, i cili është një prej kritikëve të linjës së parë brenda LSI-së kundër qeverisë.

Ky vendim vjen në më pak se 24 orë pas atij që mori kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të shkarkuar administratorët e LSI-së, të cilin ishin në detyrë edhe pas prishjes së koalicionit me PS-në. Veliaj nuk i ka fshehur asnjëherë marrëdhëniet pozitive që ka me partinë e Monika Kryemadhit dhe ish-kryetarin Ilir Meta, sot president i Shqipërisë.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore është në varësi të Ministrisë së Financave, që drejtohet nga Arben Ahmetaj, një tjetër figurë e PS-së që mban raporte të mira me LSI-në, raporton Politiko.al. Madje, Ahmetaj është konsideruar shpesh herë si “preferuari i LSI” brenda qeverisë së kryeministrit Edi Rama, por që tani detyrohet të godasë partinë e Kryemadhit.

Të fundit