Flash News

KRYESORE

Pas vendimit të Arta Markut, kryeprokurori i ri i Tiranës firmos ndryshimet e para

Pas vendimit të Arta Markut, kryeprokurori i ri i Tiranës firmos

Pasi kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku e vendosi në krye të Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka ka firmosur lëvizjet e para në këtë institucion.

‘Report Tv’ raporton se Rreshka ka firmosur emërimin e Valentin Preçit në pozicionin e shefit të Seksionit kundër pronës dhe Kaso Berberin në pozicionin e shefit të Ekzekutimeve të vendimeve penale.

Kryeprokurori i Tiranës ka larguar nga detyra e Prokurorit të Ekzekutimeve Penale, Gjergji Takon, duke e kaluar prokuror të thjeshtë.

Këto janë lëvizjet e para që një i emëruar i Arta Markut bën pas marrjes së detyrës.

Të fundit