Flash News

KRYESORE

Pas vendimit të Bashës, PD dhuron fondet e pritjes tradicionale të 11 dhjetorit

Pas vendimit të Bashës, PD dhuron fondet e pritjes tradicionale

Partia Demokratike ka dhuruar sot fondet e pritjes tradicionale të 11 Dhjetorit për banorët e prekur nga tërmeti. Pas vendimit të kreut Lulzim Basha, aktivitetet e planifikuara për ditën e themelimit të PD-së u anuluan.

“Solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti dhe mbështetja maksimale për ta është mënyra më e mirë për të përkujtuar data të rëndësishme që shënojnë ngjarjet e Dhjetorit 1990, nga Lëvizja Studentore tek shpallja e pluralizmit dhe lindja e Partisë Demokratike.”, njoftoi PD, që me strukturat e saj i është përkushtuar me të gjitha mundësitë dhe burimet e saj njerëzore situatës pas tërmetit në terren pranë njerëzve në emergjencë.

Partia më e madhe opozitare ka anuluar gjithashtu aktivitetet për 28 nëntorin, Basha anuloi vizita të parashikuara jashtë vendit, kurse Ditën e Rinisë me 8 dhjetor, të rinjtë e Forumit Rinor e kthyen në ditë solidariteti, duke mbledhur dhe shpërndarë ndihma për familjet e goditura nga tërmeti.

Të fundit