Flash News

KRYESORE

Pas Vetëvendosjes, edhe ministri i Jashtëm i Kosovës përfshihet në zgjedhjet e Gjermanisë

Nuk është etike që një zyrtar i një shteti të përfshihet në zgjedhjet e një shteti tjetër, por kjo nuk merret parasysh nga zyrtarët e Republikës së Kosovës.

Pas deklaratës së Partisë Lëvizja Vetëvendosje ku jepej mbështetje publike për SPD-në e Martin Schulz, sot ka reaguar edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Duke e konsideruar ditën e nesërme si të rëndësishme për Europën, Pacolli ka mbështetur hapur Angela Merkel-in në këto zgjedhje.

“Nesër është një ditë e rëndësishme për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian. Uroj gjithë të mirat për popullin gjerman. Gjithashtu, i uroj fat kancelares Merkel”, shkruan Pacolli.

Gjithsesi, pavarësisht pozicionimit të liderëve kosovarë, politikat e Angela Merkel dhe Martin Schulz lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë nuk kanë pothuajse asnjë ndryshim, çka do të thotë se kushdo që konfirmohet nesër kancelar i Gjermanisë, asgjë nuk do ndryshojë në raportet midis shteteve tona.

Të fundit