Flash News

KRYESORE

Pas vezëve me lëndë toksike, nisin hetimet për mishin e pulës

Pas vezëve me lëndë toksike, nisin hetimet për mishin e

Pas zbulimit të insekticideve në vezë, Autoriteti i Sigurisë së Ushqimit në Holandë ka njoftuar se kanë lluar kontrollimin e mishin të pulës.

Mediat hollandee shkruajnë se Autoriteti i Sigurisë së Ushqimit  ka nisur hetimet për përcaktimin e pranisë së insekticidit “pronil” në mishin e pulës.

Kryetari i Organizatës së Industrisë së Pulave, Eric Hubers, bëri të ditur se hetimet lidhur me mishin e pulës po përfshijnë vetëm disa kompani dhe që gjetja e insekticideve në mishin e pulës është një mundësi e vogël.

Sipas “Anadolu Agency (AA)” paralajmërohet se kriza e insekticideve nëpër vezë përveç Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës nga eksportet e vezëve nga këto vende mund të kapërcejë edhe në shtetet si Suedi, Zvicër, Francë dhe Britani të Madhe. Agjencia Federale e Belgjikës, përgjegjëse për sigurinë e zinxhirit ushqimor gjatë muajit qershor kishte bërë të ditur se në vezët në këtë shtet ka “pronil”, por që për shkak të “fshehtësisë” së hetimit kjo çështje nuk është njoftuar me opinionin publik. Ndërkaq janë publikuar informacionet se zyrtarët nga Belgjika në muajin korrik kanë njoftuar Komisionin e Bashkimit Evropian lidhur me çështjen.

 

 

Të fundit