Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pas videos "ironizuese", Romeo Veshaj merr hapin e radhës për Jonida Maliqin
Megjithëse nuk e pranuan asnjëherë, Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi treguan me gjeste dhe publikime se janë të lidhur bashkë. Fotot dhe videot teksa edhe putheshin nuk munguan gjatë gjithë sezonit të verës, aq sa çifti "u dorëzuan" dhe madje Jonida i dhuroi një puthje në faqe Romeos në emisionin "3-shat".
Më pas ishte një foto që Romeo postoi në profilin e tij në Instagram me Jonidën, teksa shkruante: "Mision i mundur 9".
Mirëpo kjo foto sot është fshirë.
Këtë mund ta shihni dhe në lajmin që ne kemi postuar më 11 tetor kur fotoja është hedhur në profilin e tij. Fotoja nuk është më e klikueshme dhe del kështu:
E ndërsa nëse klikoni profilin e Romeos, do shihni se nuk është më fotoja.
Ky është reagimi i dytë nga Romeo pas videos ku Jonida shihej duke u përkëdhelur me Flori Mumajesin në rrugët e Parisit. Reagimi i parë ishte një video e "Xha Beqos" me shprehjen e famshme "u prish dynjaja".
Por dyshja ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.