Flash News

KRYESORE

Pas Vllaznisë, kënga shkodrane bie në kategori dhe për këte ka “meritë” Luana Vjollca

Shkodra është një nga qytetet që ka nxjerrë më shumë talente në sport, muzikë e shume fusha të tjera. Zbritja e ekipit të Vllaznisë në kategorinë e dytë ka zhgënjyer sportdashësit shkodranë dhe fansat e këtij ekipi. Por një fans i Vllaznisë duket se nuk është i zhgënjyer vetëm me këtë ekip, por edhe me muzikën shkodrane, që sipas tij ka rënë dhe ajo në kategori te dytë.

“Mas Vllaznisë, edhe kanga shkodrane ra në kategorinë e dytë”, shkruan fansi shkodran në postimin e këngës së Bujar Qamilit me Luana Vjollcën.

Kjo është një ironi nga ana e komentuesit duke e konsideruar si antivlerë Luanën që këndon këngën shkodrane me artistin Bujar Qamili.

Të fundit