Flash News

KRYESORE

Pas vrasjes së Arielës, shtohen rastet e denoncimeve në polici

Pas tragjedisë së Ariela Murataj, e cila përndiqej prej kohësh nga Aldison Belulaj, janë shtuar rastet e denoncimeve në polici. Policia e Tiranës tha për TvKlan se që nga Janari i 2017, 178 femra kanë denoncuar se përndiqen nga ish-i dashuri apo ish-bashkëshorti. Ndërsa vetëm këtë muaj uniformat blu kanë marrë 5 raste denoncimi.

Për psikologët denoncimi i dhunës, apo edhe përndjekjes nga femrat, shihet si një formë emancipuese për shoqërinë dhe minimizimin e këtyre rasteve. Rastet e denoncuara tregojnë se femrat përndiqen jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugë.

Të fundit