Flash News

KRYESORE

Pas vrasjes së Ivanoviç, Vuçiç shkon sot në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  sot do do të zhvillojë një takim me serbet e Kosovës.

Vizita e tij ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Agjenda e Vuçiqit:

Rreth orës 10:30 Aleksandër Vuçiç do të vizitojë manastirin Banjska.

Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

Më herët policia e Kosovës ka njoftuar se do të jenë në gatishmëri të plotë për të ofruar siguri në Mitrovicë.

 

Të fundit