Flash News

KRYESORE

Pas vrasjes së vëllezërve në Shkodër, Sandër Lleshaj shkarkon Drejtorin e Policisë

Pas vrasjes së vëllezërve në Shkodër, Sandër

Pak orës pas vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkarkuar drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati. Në vend të tij është  emëruar Niko Brahimi.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një deklaratë për median.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm  për të ngarkuar në krye të drejtorisë së policisë së Shkodrës  një drejtues të ri që vjen nga Tirana, Niko Brahimi. Ngarkohet sot me sigurinë e Shkodrës. Kam besimin e plotë se do të japë impulse të reja dhe do të shënojë rezultate të reja dhe për të siguruar atë që Shkodra meriton. Ne do të bëjmë gjithçka në shërbim të sigurisë”, u shpreh Lleshaj.

Kujtojmë që  nga atentati ndërruan jetë Astrit dhe Ibrahim Bilali. Viktimat janë vëllezër, ndërsa Astriti është babai i Asmer Bilalit, ish-boksieri i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shkodër.

Pas ekzekutimit në lagjen Kiras, pranë shtëpsië së viktimave, autorët dyshohet se janë larguar me një automjet që është gjetur i djegur pak kilometra nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.

https://politiko.al/vrasja-e-dy-vellezerve-balili-ministri-lleshaj-dhe-ardi-veliu-shkojne-ne-shkoder/

Të fundit