Flash News

KRYESORE

Pas Vuçiçit, zbutet edhe Ivica Daçiç: Duhet zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën

Pas Vuçiçit, zbutet edhe Ivica Daçiç: Duhet zgjidhje

Pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se ka ardhur koha që serbët të flasin hapur për Kosovën, edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç ka bërë thirrje për një zgjidhje të qëndrueshme.

I njohur për qëndrimet e tij radikale dhe ekstremiste, Daçiç ka treguar së fundmi një qasje më konsensuale sa i përket çështjes së Kosovës.

“Duhet të sulmohet arsyeja që krijon konflikte për të zgjidhur të gjitha problemet, në të kundërt ky problem do të jetën vazhdimisht i pranishëm. Koha dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kanë ndryshuar, është e rëndësishme të kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme”, u shpreh Daçiç gjatë konferencës së përbashkët me homologen bullgare.

Ministri i Jashtëm i Serbisë shtoi se ështe vështirë që për Kosovën të gjendet një konsensus i gjerë brenda vendit, ndërsa theksoi se për këtë çështje do të kërkohet ndihma e miqve. Ai tha se Serbia nuk do të bëjë veprime kundër kombeve të tjera.

Të fundit