Flash News

KRYESORE

Pas Zagorisë dhe Holtës, SHELL kërkime për naftë edhe në pesë fshatra të Tepelenës

Pas Zagorisë dhe Holtës, SHELL kërkime për naftë edhe

Kompania SHELL planifikon të kërkojë për naftë dhe gaz edhe në zonat përreth Telepenës. Përfaqësuesit e saj kanë zhvilluar sot një dëgjesë publike me disa banorë të zonave në mënyrë që të jenë në rregull me procedurat e kërkuara nga insitutcionet shtetërore.

Megjithatë, ata nuk sqarojën saktë se cili është dëmi në fshatrat turistik si Peshtani, Lekë një fshat që është burimi kryesor i ujit që furnizohet qyteti i Tepelenës, apo fshtrat e tjere: Hormovë, Mezhgoran dhe Dragot.

Kompania SHELL po kryen kërkime edhe në Zagori, Lunxhëri, Libohovë dhe luginën e Vjosës dhe kanionit të Holtës, çka ka shkaktuar reagimin e fortë të ambientalistëve që pohojnë se po dëmtohet fauna dhe flora e zonës nga shpimet me ekspoliv dhe prerja e pishave.

‘Shoqata Zagoria’ në një reagim të disa ditëve më parë akuzoi ish-ministrin e Transporteve dhe Energjitikës, Damin Gjiknuri se ka dhënë leje për 500 shpërthime me tritol ne keto zona.

Të fundit