Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Pas zënkës fizike me Cardi B, reagon Nicky Minaj: Fajin ta ka burri, kujdes se je në kulmin e karrierës
Prej kohësh, reperet e njohura të muzikës botërore, Nicky Minaj dhe CardI B, kanë pasur zënka fjalësh me njëra-tjetrën derisa në mbrëmjen gala të “Harper’s Bazaar ICONS”, konflikti i tyre degradoi në sulm fizik.
Pas videove që bënë xhiron e botës pati një reagim nga Cardi, e cila u fotografua e dëmtuar në ballë pas sherrit, me pretendimin se Nicky foli keq për vajzën e saj të vogël dhe kjo e fundit e goditi me këpucë.
Por nuk ka munguar as reagimi i Nicky Minaj, e cila është shprehur për mediat se nuk ka folur keq në asnjë moment për vajzën e vogël të koleges së saj. Ajo gjithashtu ka theksuar se problemin Cardi e ka me burrin e saj.
“Unë nuk jam kloun. Vetëm një i tillë do të fliste keq për një fëmijë. Mua s’më është dashur kurrë të shkoj me një DJ që të luajë këngët e mia në club. Ti rreh vajza për shkak të veprimeve që bën yt shoq? Femrat e vërteta nuk e bëjnë kurrë këtë gjë. Një femër nuk sulmon kurrë një tjetër femër, ti zgjidhe këtë problem me burrin tënd. Ti je e mërzitur dhe e inatosur. Mëso të kërkosh ndihmë dhe mos hidh shishe dhe këpucë përqark, sepse je në kulmin e karrierës”, ka thënë përfundoi Nicki Minaj.