Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Pas zgjedhjeve, Ben Blushi u izolua dhe ka heshtur. Nuk pati asnjë komunikim”
Mimoza Hafizi, deputete e LIBRA-s, e përjashtuar nga kjo parti, ka treguar për herë të parë se ku nisi krisja me ish-kryetarin Ben Blushi.
Në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24, Hafizi tregoi se pas zgjedhjeve, Ben Blushi ka shkëputur komunikimin me partinë dhe anëtarët për një periudhë disa mujore.
Deputetja e LIBRA-s tha se çdo gjë nisi pas rishikimit të statusit të LIBRA-s, ku ajo mori një përgjigje të ashpër nga ish-kryetari Blushi.
“Nuk shpjegoj asgjë personale se nuk bëj analiza psikologjike, por do të jap fakte. Unë po them që sapo mbaruan zgjedhjet kemi bërë një analizë të parë, u mblodhën 100 vetë, më aktivistët, dhe morëm vendimin që LIBRA duhet të vazhdojë, kryetari i partisë është izoluar dhe ka heshtur, nuk ka pasur asnjë komunikim. Kam bërë dhe bisedë personale me të, ai më tha që i pëlqen ta vazhdojë. Dhe unë i kam thënë që do jemi bashkë në këtë mission.
Unë e dija që në fillim që nuk do isha deputete, sepse di të llogaris mundësitë e një force të re politike për të pasur vend në parlament në kushtet e një presioni të fortë elektoral. Rezultati nuk më ka shokuar, por sigurisht doja që LIBRA të kishte rezultat më të mirë. Por thashë që edhe 20 mijë njerëz që votuan për ne, janë bazë e mirë për ne. Pastaj pati një shkëputje disa mujore nga kryetari i partisë.
Ai nuk donte të ishte pjesë e reagimeve e iniciativave politike në korrik e gusht. Erdhi shtatori, unë isha e ngarkuar të rishikoja statutin e LIBRA-s, për të parë çfarë mund të rregullohej. Më pas pati një fushatë agresioni ndaj meje, me qëllim që unë të largohesha nga LIBRA. Nuk pati asnjë konflikt personal. Njerëzit që ndiqnin komunikimet tona, janë çuditur nga përgjigja e ashpër nga ana e tij,” tha Hafizi.