Flash News

KRYESORE

“Pas zgjedhjeve do kesh probleme” dhunohet dhe kërcënohet 24-vjeçari

“Pas zgjedhjeve do kesh probleme” dhunohet dhe kërcënohet

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kavajës, pas denoncimit të një 24-vjeçari, i cili pretendon se dy persona e kanë qëlluar dhe më pas kërcënuar se do ketë probleme pas zgjedhjeve.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasit A.S 59 vjeç dhe B.Xh 30 vjeç të dy nga Kavaja.

“Për këta shtetas ka bërë kallzim në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasi T. P., 24 vjeç, banuese në Kavajë. Ai ka kallzuar se në vendin e njohur si ‘nënstacioni elektrik’ në lagjen nr 2 Kavajë, pranë tij ka ndaluar një automjet ku nga kanë zbritur shtetasit e sipër përmendur. Sipas tij, shtetasi A. S., e ka qëlluar dhe e ka kërcënuar se mbas zgjedhjeve do ketë probleme”, sqaron policia.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorise Prane Gjykates te Shkalles se Pare Kavaje, per vepren penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesmarresve ne zgjedhje parashikaur nga neni 329/2 I Kodit Penal.

Të fundit