Pas zyrtarizimit të lidhjes, nisin problemet e para të çiftit Romeo-Jonida

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj si duket po përballen me problemet e para në lidhjen e tyre. Dyshja u kthyen në personazhet më të ndjekur e të përfolur në mediat rozë në Shqipëri dhe njëfarë zyrtarizimi i romancës së tyre u bë në puntatën e parë të emisionit “Treshat”.

Jonida u afrua ta puthë Romeon në faqe ndërsa ai iu drejtua në buzë, duke shkaktuar të qeshura mes çiftit dhe publikut.

Sipas fansave gjërat nuk po shkojnë mirë mes tyre, pas disa publikimeve që kanë bërë në Instastory.

“Numëro bekimet e tua, jo problemet që ke”- shkruante Jonida në një foto të publikuar në Instastory.

Ndërsa Romeo ka publikuar një shprehje, ku shkruan:

“Lërja në dorë Zotit dhe shko të flesh”.

Një tjetër detaj që përforcon këto thashetheme është dhe se Jonida dhe Romeo po kalojnë pushimet pa njëri-tjetrin. Këngëtarja ndodhet në Jalë e ndërsa aktori në Dhërmi.