Flash News

KRYESORE

Pas zyrtarizimit tek Sioni, Tramexani merr mesfushorin shqiptar me vete

Pas zyrtarizimit tek Sioni, Tramexani merr mesfushorin shqiptar me vete

Sion kërkon Ledian Memushajn. Sipas portalit zvicerian “4-4-2.com”, mesfushori i Kombëtares kuqezi ka shanse të transferohet te skuadra e cila së fundmi i është besuar trajnerit Paolo Tramexani. Sipas burimeve të portalit të mësipërm, Sion po përpiqet që të bindë Memushajn të firmosë në këtë merkato vere. 30-vjeçari ka udhëhequr Pescara-n si kapiten sezonin e kaluar. Megjithatë, klubi italian nuk shmangu dot rënien nga Seria A.

Fakti që Tramexani e njeh mjaft mirë Ledian Memushajn, sipas portalit zvicerian është një element që mund të jetë në favor të Sionit, skuadër që ish-ndihmësi i De Biazit e ka marrë pak ditë më parë në drejtim. Por, lajmi i bujshëm nga portali zvicerian “4-4-2.com” është se Sion kërkon edhe sulmuesin e Atletico Madrid, Fernando Torres, duke qenë se ai është drejt largimit nga kryeqyteti i Spanjës.

Të fundit