Flash News

KRYESORE

Pasagjeri i dehur tenton të rrëmbejë avionin

Pasagjeri i dehur tenton të rrëmbejë avionin

Një pasagjer i dehur u përpoq të rrëmbejë avionin me pasagjerë. Hetuesit rusë deklaruan se i dehuri u arrestua pasi avioni bëri ulje emergjente në Siberi.

Pasagjeri, i cili pretendonte se ishte i armatosur, u përpoq të hyjë në kabinën ajrore gjatë fluturimit nga qyteti Siburg drejt Moskës. Ai kërkoi që Aeroflot  të ndryshonte kursin dhe të fluturonte drejt Afganistan.

Më vonë doli se ai thjesht po bënte shaka dhe nuk ishte i armatosur.

"Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit u nisën sërish në fluturim,"-tha Aeroflot në një deklaratë.

Komiteti Hetimor i Rusisë tha se kishte nisur një hetim penal ndaj pasagjerit. Ai mund të dënohet nga 7 deri në 12 vite burg.

Të fundit