Flash News

KRYESORE

“Pasanike që nuk punon”, Lori Hoxha replikë me komentuesen në Instagram

Lorui Hoxha po shijon pushimet në Greqi bashkë me motrën e saj, Sarën, dhe  shoqet e tyre. Me çfarë kemi kuptuar nga postimet e ndryshme në rrjetet sociale, vajzat po festojnë ditët e fundit të Sarës si beqare. Shumë shpejt, Sara Hoxha do të kurorëzojë dashurinë e saj me Ledion Liçon, në martesë.

Gjatë këtyre pushimeve, Lori ka postuar foto të ndryshme, ku nxjerr në pah dhe shijen e saj të hollë në të veshur.

Por një komentuese i ka shkruar Lorit, duke e konsideruar një pasanike që nuk punon. Lori nuk ka duruar dhe ka replikuar duke i thënë që janë zgjedhjet e saj.

“Duke qenë se je një figurë publike, duhet ta plotësosh Instagramin me disa postime të tipit “kontribut për shoqërinë”, që të mos duket sikur je një ‘trust fund baby’ (pasanike që s’të duhet të punosh për të siguruar jetën) , gjithmonë me pushime dhe që pretendon se jeta nuk të ka rrahur më shumë se të tjerët,”- ka shkruar komentuesja.

Ndërkohë, Lori i ka kthyer:

“Gjëja që ka rëndësi dhe kontribuon për shoqërinë ndodh pas dyerve të mbyllura. Kështu që shijoji gjërat sipërfaqësore, pasi për këtë je këtu. Ti ankohesh për gjërat false por kjo është gjithçka që do të shohësh. Unë publikoj gjëra të mira dhe herë pas herë flas për diçka që besoj. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, nuk kam çfarë t’i provoj asnjërit dhe as nuk dua”

Të fundit