Flash News

KRYESORE

Pasaporta e ShBA drejt skadimit? Çfarë duhet të kini parasysh sipas ligjit amerikan

Ambasada amerikane ka orientuar të gjithë ata që disponojnë një pasaportë drejt skadimit, nëse do t’u duhet të udhëtojnë drejt SHBA.

Sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit.

“Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit? Lutemi kini parasysh se sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit. Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re”, sqaron ambasada amerikane në Tiranë.

Të fundit