Flash News

KRYESORE

Pasaporta e Tahirit dhe pushimi i çështjes Prenga/ A janë këto shenjat e një kyeprokurore politike?

Pasaporta e Tahirit dhe pushimi i çështjes Prenga/ A janë

Që në nisje të procesit për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme opozita u shpreh kundër duke ngritur alarmin se zgjedhja e kreut të organit të akuzës vetëm me votat e Partisë Socialiste do të çonte në zgjedhjen e një kryeprokurori politik.

Pavarësisht kundërshtimit të opozitës, përfshi këtu edhe protestën, brenda dhe jashtë parlamentit, PS emëroi në këtë post Arta Markun.

Vetëm pak pasi Marku nisi zyrtarisht nga detyra, Samir Tahiri mori ‘fitoren’ e parë. Gjykata vendosi ti kthejnë ish-ministrit pasaportat e bllokuara. Ndërkohë ditën e djshme, gjykata e Kurbimit pushoi çështjen në ngarkim të ish-deputetit të PS-së Armando Prenga duke e shpallur atë të pafajshëm.

Po kështu, lëvizjet e para të Markut në krye të organit të akuzës ishte pikërisht prekja e sektorit të dekriminalizimit, duke larguar drejtuesen e këtij sektori. Edhe pse dekriminalizimi shihej si një nga sukseset më të mëdha të prokurorisë pasi arriti të largonte shumë zyrtrë nga detyra për shkak të së kaluarës kriminale të tyre.

Të fundit