Flash News

KRYESORE

Pasaportat biometrike, Ambasada e Shqipërisë në Greqi jep njoftimin për emigrantët

Pasaportat biometrike, Ambasada e Shqipërisë në Greqi jep

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka publikuar në faqen zyrtare një njoftim për procedurat mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë.

Në njoftim shkruhet se pranë këtij institucioni kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit, për aplikimet e kryera deri më 7 gusht 2020.

Më tej Ambasada informon se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit kryhet pranë Hyrjes Nr. 1 të Ambasadës, nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00.

Ndërkohë, lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit lajmërohet se është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit, për aplikimet e kryera deri më 7 gusht 2020.

Ju informojmë se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit kryhet pranë Hyrjes Nr. 1 të Ambasadës, nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën, lutemi na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

  1. EMËR MBIEMËR
  2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
  3. KODIN POSTAR
  4. NUMRIN E CELULARIT
  5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit ju informojmë se është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë.

Të fundit