Flash News

KRYESORE

Pasaportat diplomatike, qeveria shqiptare shtyn vlefshmërinë

Pasaportat diplomatike, qeveria shqiptare shtyn vlefshmërinë

Vlefshmëria e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit është shtyrë deri më 31 dhjetor të 2021. Ky është vendimi i Këshillit të Ministrave në Shqipër. Vendimi rrëzon atë të marrë më 12 qershor kur u vendos se “formati ekzistues i pasaportës diplomatike dhe shërbimit do të ishte i vlefshëm deri në datën 31 dhjetor 2020”.

Më parë shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e çoi vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike në gjykatë, me pretendimin se po cënohej statusi i gjyqtarëve dhe se VKM-ja e datës 12 qershor 2019, sipas gjyqtarëve, ishte i paligjshshëm.

Gjithsesi, ankimimi i shoqatës u rrëzua në Gjykatën Administrative, por së fundmi është qeveria që ndërhyn për të shtyrë afatin e përdorimit, raporton Top Channel.

Gjyqtarët janë vetëm një prej kategorive që pajisen me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, ashtu si pjesa më e madhe e funksionarëve publikë.

Të fundit