Flash News

KRYESORE

“Pascalina”, pica që parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës

“Pascalina”, pica që parandalon kancerin dhe sëmundjet e

Shkencëtarët dhe kuzhinierët italianë pohojnë se kanë krijuar picën e cila e parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Pica Pascalina është bërë në Napoli,  dhe cilësohet edhe si “pica anti-tumoriale”.

Pascalina është bërë nga përbërësit e kuzhinës mesdhetare për të cilën dihet se është e mirë për shëndetin.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar për tumore në Milano treguan se këtë picë mund ta hani dy herë në javë dhe shpresojnë t’i inkurajojnë njerëzit që të hanë shëndetshëm dhe të tregojnë se pica mund të jetë një ushqim i shëndetshëm.

Brumi është standard nga mielli i bardhë, ndërsa në të ka “pomodorini”, ullinj, vaj ulliri, hudhër, spec djegës dhe lloji i brokolit rapini.

Këta përbërës e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe disa llojeve të kancerit që shfaqen në sistemin e tretjes.

Të fundit