Flash News

KRYESORE

Pasditja shton vranësirat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Pasditja shton vranësirat, njihuni me parashikimin e motit për

Dita e sotme, (dt. 20 shtator), do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në ultësirën perëndimore, por me kthjellime dhe vranësira më të theksuara në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pasditja duke përfshirë dhe natën, sipas Meteoalb, do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë shi të izoluar në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Të fundit