Flash News

KRYESORE

Pashka e shpresës: 431 viktima në 24 orë në Itali. Numri më i ulët prej 19 marsit

Pashka e shpresës: 431 viktima në 24 orë në Itali. Numri

Italia ka regjistruar të dielën e Pashkës, shifrën më të ulët të viktimave prej datës 19 mars. 431 persona të infektuar me COVID-19 humbën jetën në 24 orët e fundit.

Kjo është shifra më e ulët prej gati një muaj. Janë gati 188 viktima më pak se një ditë më parë.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në 24 orët e fundit ka qenë 1984 persona, gjithashtu një numër i ulët. Në rënie është dhe numri i personave të shtruar në terapi intensive.

Aktualisht janë 3.334 persona, ose 38 pacientë më pak se një ditë më parë. Ndërkohë në spital janë gjithsej 27847 të infektuar që po marrin trajtim, 297 më pak se dje.

Numri total i viktimave në Itali ka shkuar në 19.899 persona. Ndërkohë janë shëruar deri tani 34211 pacientë të infektuar, me 1677 prej tyre të shëruar vetëm në 24 orët e fundit.

Të fundit