Flash News

KRYESORE

Pashkët e pazakonta në kohën e virusit Covid-19, si u kremtuan nëpër botë me kishat e boshatisura

Ringjallja e Krishtit është festa më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve të krishterë.

Dje, u festuan Pashkët në mbarë botën, ndonëse në një kohë krejt të pazakontë, për shkak të pandemisë Covid-19.

Si asnjëherë më parë, besimtarët kanë kryer ritualet e tyre nga shtëpitë dhe karantina, ndërsa ceremonitë fetare janë zhvilluar me kisha të boshatisura, që në të shumtën e rasteve tashmë falë teknologjisë janë ndjekur përmes televizionit ose online.

Më poshtë, ju rendisim përmes fotove disa nga ceremonitë nëpër botë:

Nga Bazilika e zbrazur nga besimtarët e shumtë të Shën Pjetrit, Papa Françesku bëri thirrje për solidaritet global në luftën kundër coronavirusit.

Një kardinal nga Katedralja e Bazilikës në Curitiba, Brazil, me një mburojë për fytyrën jep Kungimin e Shenjtë në një ceremoni lëvizëse në rrugë

 

 

Njerëzit qëndrojnë në portën e një kishe të mbyllur për publikun gjatë meshës në Port-au-Prince, Haiti

Në Kishën Katolike Zonja e Sorroës në shtetin amerikan të New Jersey  besimtarët zgjidhën të ishin prezsent në meshë përmes fotografive të tyre në sallë

Asnjë nuk lejohej të ndiqte shërbimin nw Bazilikwn e Shën Stefanit në Budapest, Hungari, por ajo u transmetua drejtpërdrejt në internet dhe në televizion

 

Peshkopi Sebastia Taltavull mban meshën në një katedrale të boshatisur në Palma de Mallorca, Spanjë

Të fundit