Flash News

KRYESORE

Pashkët: Tenori Andrea Bocelli performon në katedralen e boshatisur të Milanos

Pashkët: Tenori Andrea Bocelli performon në katedralen e boshatisur

Ikona e muzikës italiane Andrea Bocelli mbajti një koncert në katedralen boshe të Milanos për Pashkë pasi njerëzit në të gjithë botën janë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Tenori u ftua të këndonte nga qyteti i Milanos dhe katedralja e tij, "Duomo di Milano".

"Falë muzikës, transmetuar live, duke mbledhur miliona duar të kapura kudo në botë, ne e përqafuam zemrën pulsuese të Tokës së plagosur", tha Bocelli në një deklaratë.

Milano është kryeqyteti i Lombardisë, i cili ka qenë rajoni i ndikuar më së shumti nga shpërthimi i koronavirusit. Ka pasur gati 60,000 raste vetëm në Lombardi me 10,000 vdekje.

Koncerti video përfshinte një fushatë për mbledhjen e fondeve nga një fondacion në emrin Bocelli për të ndihmuar spitalet të blinin pajisje për të mbrojtur stafin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=j_LLmGTag-E&feature=share&fbclid=IwAR25dPNnu2B1yuUI2xYGVIXQ0xr1gONPsGk8nM01kxQutTnqHr7Vod31mwA

Të fundit