Flash News

KRYESORE

Pasi i arrestoi njerëzit brenda Kosovës, Erdogan telefonon Thaçin

Pasi i arrestoi njerëzit brenda Kosovës, Erdogan telefonon

Pasi Shërbimet e Inteligjencës së Turqisë, në bashkëpunim me disa segmente të policisë kosovare, arrestuan në Kosovë gjashtë shtetas turq pa njoftuar Qeverinë dhe Presidencën e vendit, presidenti Rexhep Taip Erdogan ka telefonuar homologun Hashim Thaçi.

Por biseda Erdogan-Thaçi nuk është fokusuar në këtë temë, të paktën sipas asaj që raporton ‘Anadolu Agency’. Kjo media shkruan se Erdogan ka kërkuar informacion për situatën në veri të Mitrovicës pas arrestimit dhe dëbimit të shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

“Erdogan ka theksuar rëndësinë që të kushtohet kujdes maskimal që rasti në fjalë të mos e dëmtojë procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Presidenti turk ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie tejet të madhe për paqen e rajonit, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo kontribut në këtë drejtim”, raporton ‘AA’.

Një bisedë të ngjashme, Erdogan e ka zhvilluar mbrëmjen e sotme edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Të fundit